- Obtenir le lien
- X
- Autres applications
- Obtenir le lien
- X
- Autres applications
Përbërësit
- 300gr makarona
- 400ml qumësht
- 3 vezë
- djath i bardhe
- djath kackavall i grire
- gjalpë
- arre moskate
- kripë
- piper i zi
- 500ml salce beshamel
Hapat
- Ziejme makaronat ne uje te valuar me kripe per gjysmen e kohes qe tregohet ne ambalazhin e tyre, pasi gjysmen tjeter te kohes do te gatuhen ne furre.
- Ne nje ene rrahim mire vezet, shtojme pak qumesht dhe vazhdojme serisht rrahjen edhe per pak caste.
- Shtojme djathin e bardhe te therrmuar, pjesen tjeter te qumeshtit, pak kripe, pak piper, pak arre moskate dhe ne kete menyre kemi formuar “salcen” ne te cilen do te gatuhen makaronat.
- Vendosim makaronat ne nje tave te lyer me pak gjalp, shtojme salcen e formuar me siper dhe rregullojme me pirun siperfaqen ne menyre qe te jete e njetrajtshme.
- E mbulojme pasticen me salcen beshamel te pregatitur me pare (receten e gjeni ketu), e sperkasim siper me pak djath kackavall te grire dhe disa copeza gjalpi dhe e vendosim ne furre ne 180°C per rreth 20-25 minuta apo derisa te kete marre ngjyre te kuqerremte ne siperfaqe.
- Pasi te jete pjekur, e leme te ftohet per disa minuta ne menyre qe e gjithe perberja te mpikset dhe e presim ne copa sipas deshires.
- Obtenir le lien
- X
- Autres applications
Commentaires
Enregistrer un commentaire