Pite me mish - receta hap pas hapi

Tavë Elbasani



 

Përbërësit

 PËR 4-5 PERSONA
  • 500 gr mish (qengji ose dashi)
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 kokrra vezë
  • 3 gota uji kos
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle oriz
  • kripë

Hapat

  1. -Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet.
  2. -Po të jetë me mish qengji, ai piqet drejtëpërdrejtë, ndërsa me mish dashi zihet më parë.
  3. -Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent.
  4. -Pasi të piqet hiqet nga furra.
  5. -Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe valojnë derisa të krijohet një salcë e trashë.
  6. -Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë.
  7. -Në tavë hidhet oriz gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.
  8. -Në qoftë se përdoret mish dashi, ai më parë duhet të ziejë 10-15 minuta, para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz.
  9. -Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë.
  10. -Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët.
  11. -Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.

Commentaires