Pite me mish - receta hap pas hapi

Kos i mpiksur


Përbërësit

1 litër qumësht

100 gr kos

Hapat

Si fillim duhet të nxirrni kosin nga frigoriferi disa orë më parë, në këtë mënyrë arrin temperaturën e ambientit

Kjo për arsye pasi fermentet janë shume delikate ne luhatjet e temperaturës

Në fillim mund të blini një vazo kos ne treg, herët e tjera mund të përdorni kosin tuaj. Vini qumështin në zjarr në një enë inoksi. Për hapin me pas ju duhet një termometër ushqimor. Kjo pasi siç e thamë fermentet janë shumë delikat në luhatje të temperaturës

Në temperatura shumë të larta apo shumë të ulëta ata vdesin. Pas shume provash temperatura ideale për të bërë kosin është 45°C

Ndërkohë që qumështi arrin procesin e vlimit, hiqeni nga zjarri dhe e lini të fiohet deri ne temperaturën 45°C. Herë pas here mund ta monitoroni me termometrin

Në një termus hidhni dy luge gjelle kos dhe hapeni mirë në sipërfaqe. Pasi qumështi te ketë temperaturën e kërkuar hidheni atë pjesë pjesë në termus duke e trazuar vazhdimisht. Mbylleni me kapak dhe vendoseni në një vend ku nuk ka lëvizje apo vibracione. Lëreni për rreth 7-8 ore nëse doni një kos vërtet te dendur ne konsistence

Futeni ne frigorifer për disa ore para se ta shërbeni. Shoqëroheni me disa arra të qëruara dhe pak mjaltë



Ndersa ne kete video ju paraqesim nje nga format e pergatitijes.



Commentaires